computer
English → Shqip
kompjuter
noun: kompjuter, makinë llogaritëse, llogaritës
kompjuteri, kompjuterin, kompjuterike, kompjuterit

[këm'pju:të:] n 1. makinë llogaritëse; kompjuter, ordinator. 2. llogaritës, njehsues (person)
- Kompjuteri është pajisje elektronike shumë e ndërlikuar që shërben për regjistrimin, transmetimin dhe përpunimin e informatave që mund të manifestohen si llogaritje, udhëheqje të proceseve, përpunim i tekstit, të dhënave të ndryshme si dhe për përdorime më të përgjithëshme. Kompjuteri, marrë në kuptimin e gjerë, përbëhet prej dy komponentëve të quajtura: harduer (hardware - pjesë fizike e tij) dhe softuer (software - programet dhe udhëzimet për punë). Me fjalë tjera, softueri është pjesa programore e hardueri pjesa mekanika e kompjuterit.
Hardueri përmban komponentet fizike të kompjuterit siç janë: tastiera (Keyboard), monitori, shtypësi (Printer), miu (Mouse), disku i ngurtë (Hard Disk), njësia e diskut, disketa (Floppy Disk), njësia e disketës, CD-ROM-i (CD ROM), njësia e CD-ROM-it, vizatuesi, modemi, lexuesi (Scanner), kamera digjitale etj.
Softueri përmbanë programet dhe të dhënat të cilat e udhëzojnë kompjuterin në punën e tij, literatura, dokumentacioni dhe udhëzimet në lidhje me kompjuterin. Hardueri mund të krahasohet me gramafonin e disqet, ndërsa softueri me muzikën e inçizuar në disqe.)
Zhvillimi historik i kompjuterit
- Njeriu gjithmon ka tentuar të zgjidhë edhe problemet monotone, të vështira dhe të papërshtatshme. Gjatë zgjidhjeve të këtyre problemeve ka hasur në punë të vështira fizike, prandaj, çdo here ka tentuar që të liroj veten nga këta punë duke menduar makina të lloj-llojshme. Një makinë e këtyllë për lehtësimin e llogaritjeve aritmetike është makina e quajtur Abacus për të cilën dihet se është në përdorim prej para 5000 vjetëve. Kjo makinë i ngjanë numratores së sotme të cilën e përdorin nxënësit në klasë të pare dhe njihet si zanafilla e kompjuterëve të sotëm. Prej kohës së zbulimit të Abacusit e deri në shekullin 17 historia e zhvillimit të kompjuterëve nuk posedon të dhëna për ndonjë lëvizje në rrugën e zhvillimit të kompjuterëve.
- Gjatë shekullit 17, respektivisht në vitin 1614 matematikani skocez J. Napier zbulon logaritmet dhe në vtin 1622 W. Oughtred ndërton kompjuterin (makinën) logaritmik cirkular për llogaritjen e logaritmeve.
- Në vitin 1649 Blaise Pascal ndërton makinën mekanike për kryerjen e operacioneve aritmetike. Makina e Pascalit është e ndërtuar prej disa dhëmbëzorëve të cilët në lëvizje vendohen mekanikisht (me dorë). Ideja e konstruktimit të një makine-kalkulatori (kalkulator quhet makina e cila kryen operacionet aritmetike) ka qenë lehtësimi i punës së të atit të tij i cili ka qenë puntor i tatimeve (mbledhës i tatimeve) dhe ka patur nevojë për shumë llogaritje.
- Në vitin 1672 G.W. Laibniz në Pariz projekton kalkulatorin mekanik më të përsosur nga dy të parët i cili me sukse do t'i kryej katër operacionet elementare aritmetike. Kufizimi në realizimin konkret të këtij kalkulatori ka qenë teknologjia e dobët e asaj kohe prandaj ky projekt ka ngelur i pa realizuar. Është interesant të përmendet se Laibnitz ka qenë pioneri i parë në hulumtimin e sistemit binar i cili përdoret në ndërtimin e kompjuterëve të sotëm. Gjatë 150
viteve në vazhdim të gjithë tentimet për zhvillimin e kalkulatorëve kanë qenë të inspiruar nga kalkulatori i Laibnitzit.
- Në vitin 1822 Anglezi Charles Babbage paraqet projekt të një kalkulatori krejtësisht të ndryshëm i dedikuar për llogaritjen e tabelave për funksione të caktuara. Projekti i këtillë do të finansoheshe nga qeveria Angleze e asaj kohe dhe do të përdoreshe për llogaritjen e tabelave për navigacionin detar. Për shkak të kompleksitetit dhe kushteve financiare e teknologjike ky projekt nuk u krye, në vitin 1842 definitivisht projekti u ndërpre. Makinën e këtillë Babbage e quajti makina diferenciale. Projektin e makinës diferenciale me sukse e realizuan Suedezët në vitin 1854 nën udhëheqen e P. G. Scheutza (duke i zbatuar sqarimet dhe vërejtjet e dhëna nga Babbage në 7000 faqe të shkruara) dhe makina e fituar nën pogon mekanik me sukse i llogariti tabelat (për 80 orë ka logarit 10000 logaritme).
- Në vitin 1835 Babbage erdhi në idenë e konstruktimit të një makine programabile me funksionet që i kanë kompjuterët e tanishëm (me njësinë aritmetike-logjike, memorjen, etj.). Makinën e këtillë e quajti makina analitike. Për shkak të krizave finaciare dhe të vështirësive teknologjike kjo makinë ngeli vetëm në fazën e projektimit në letër por dha një inpuls të fuqishëm në zhvillimin e kompjuterëve të mëtutjeshëm.
- Koha moderne fillon me përdorimin e energjisë elektrike në makinat për llogaritje. Në vitin 1884 emigranti gjerman në Amerikë Herman Holerith patenton makinën e pare elektrike e cila do të mund të rendit (sortoj) kartelat e shpuara me të dhënat për banorët e Amerikës. Makina e Holerithit në lëvizje vendoheshte me ndihmën e baterive. Qëllimi i kësaj makine ishte renditja e kartelave me të dhënat e banorëve të Amerikës të regjistruar në vitin 1890. Holerithi ishte inzhenier dhe punonte në institutin e statistikës, problem në atë kohë ishte përpunimi statistikor i të dhënave. Kështu regjistrimi statistikor në teren zgjatë disa muaj ndërsa përpunimi zgjate disa vjetë por bile edhe dhjetra vjetë dhe kur të dhënat përpunoheshin rezultatet e fituara ishin të vjetëruara (sepse regjistrimi statistikor zakonisht bëhet çdo 10 vjetë). Qeveria e asaj kohe shpall konkurs për përpunimin automatik të të dhënave me qëllim të përshpejtimit të përpunimit. Holerithi pasi punonte në institutin ku bëheshte përpunimi i të dhënave të këtylla, e njihte problemin dhe për këtë qëllim patentoi makinën e tij. Kështu me ndihmën e 56 makinave të Holerithit u aritë që të dhënat statistikore për popullsinë e Amerikës të përpunohen vetëm për gjashtë javë (në atë regjistrim Amerika doli me 62 622 250 banorë).
- Pas këtij suksesi Holerithi themeloi kompaninë për prodhimin dhe huazimin e këtyre makinave (makina quheshe Tabulating Machine) me emrin Tabulating Machine Company e cila në vitin 1924 u bashkua me disa kompani të tjera dhe ndëroi emrin në IBM (International Business Machines), e njohur edhe sot.
- Në vitin 1936 gjermani K. Zuse në Berlin arrinë të konstruktoj kalkulatorin programabil i cili do të mund të zgjidhë barazimet lineare. Zuse ariti të konstruktoj makinën e pare e cila shfrytëzonte sistemin binar, këtë makinë e konstriktoi në katër modele të njëpasnjëshëm Z1, Z2, Z3 dhe Z4, por modeli Z4 ngeli vetëm si ide interesante.
- Me fillimin e luftës së dytë botërore interesimi për makina llogaritëse (kompjuterë) u zvoglua dhe gjithnjë mendohej në përmirësimin e armatimit. Mirëpo për prodhimin e armëve të reja artilerike nevoitej një hulumtin më i thellë dhe llogaritje të vështira, për hulumtime dhe llogaritje të thella nevoiteshe kohë e cila mungonte. Në vitin 1942 Fakulteti Moore School of Electrical Engineering nga Universiteti i Pensilvanisë bashkë me institutin Ballistic Research Laboratory nga armata Amerikane filloi hulumtimet për një makinë-kompjuter i cili do t'u lehtësonte punën puntorëve në industrinë ushtarake për prodhimin e armatimit artilerik respektivisht do të llogaritë tabelat balistike. Projekti deri në 1943 ishte në fshehtësi. Në vitin 1943 filloi ndërtimin nën udhëheqjen e udhëheqësve të projektit John W. Mauchly dhe J. Presper Eckert. Kompjuteri i menduar u quajt ENIAC (Electronic Numerical Integrator and Computer) dhe në përdorim u lëshua më 15 Shkurt 1946. Kompjuteri ENIAC meret si kompjuteri i parë i formës dhe me funksionet e kompjuterëve të sotëm. Me konstruktimin e ENIAC-ut fillon edhe gjenerata e parë e zhvillimit të kompjuterëve. Vlenë të përmendet se idenë për ndërtimin e kompjuterit të këtillë (në vitin 1930) e dha matematicienti John V. Atanasoff i cili në atë kohë punonte me kompjuterët analog për zgjidhjen e barazimeve lineare në lëminë e kërkimeve operacionale si dhe matematikani i shekullit 20 John von Neuman i cili ariti që teoretikisht ta përpunojë idenë dhe të bëjë sistematizimin e idesë.
- Kompjuteri ENIAC përmbante afër 180

Other forms
computers